top of page

Rreth Nesh

​​Shoqata "Valët e Liqenit" ështe shoqatë jofitimpruese me qëllime të caktuara si vijon më poshtë:​

​

Shoqata "Valët e Liqenit" është një shoqatë kulturore, edukative dhe shkencore, qëllimet e së cilës janë:

​

     Të inkurajojë dhe zhvillojë aktivitetin e saj për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare në pergjithësi e Strugës dhe Ohrit në veçanti, shënimin e datave me rendësi kombëtare, organizimin sipas mundësive të shkollave me mësim në gjuhën amtare dhe të vendosë marrdhëniet e saj me disiplina të tjera akademike

​

     Të inkurajojë dhe zhvillojë kulturën shqiptare tek brezat e ri dhe marëdhëniet e saj me disiplina të tjera

​

     Të organizojë konferenca dhe mbledhje për të diskutuar problemet e diasporës së Strugës dhe Ohrit dhe për të shkëmbyer pikëpamje për çështje që kanë të bëjnë me gjithë komunitetet tjera shqiptare në SHBA

​

     Të japë grante, bursa studimi apo ndihma financiare individëve, grupeve të personave apo organizatave në përputhje me objektivat e Shoqatës

​

     Të lehtësojë aplikimin e anëtarëve të saj për grante për projekte që kanë të bëjnë me arsimin e gjeneratave të reja

​

     Shoqata Valët e Liqenit vepron në SHBA dhe Kryesia e saj pranojn si obligim që të ndihmojnë në organizimin e mërgatës se Strugës dhe Ohrit me rastin e zgjedhjeve lokale të komunave te lartpermendura duke e pasur parasysh se vota e mërgatës është vendimtare për të siguruar administratën shqiptare të komunës së Strugës ne veçanti

​

Për qëllimet e saj të plota kërkoni të shihni Statutin e saj të plotë

bottom of page